Berisha: Rama derdh lot krokodili për Veliajn

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai që nisi “persekutimin” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha tha se i kishte paralajmëruar dje socialistët dje që sipas tij zogu “sqepkëpucë ha edhe zogjtë e tij”. Ai theksoi se Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur jopolitike.

“Për sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lotë krokodili. Më falni, a nuk është Edi Rama që e vuri Erion Veliajn në procesin e persekutimit ‘woke’? A nuk ia preu ai fotografinë në krah kur i tha çelësin e qytetit Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai që do ketë se do ketë arrestime? A nuk dërgoi ai Belinda Ballukun për të drejtuar partinë? Unë socialistëve u thashë dje, lexoni pak për zogun sqepkëpucë.

Ai zog ka një veti, ai zog ha zogjtë e tij. Kaq është, t’i biem shkurt. Zogu sqepkëpucë ushqehet me zogjtë e tij.
Pra, besoj se unë u përgjigja. Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur natyrisht jopolitike se pastaj ai është armiku i brendshëm pastaj. JD Vance i tha Europës, ai bëri në Europë deklaratën më të fuqishme që ka bërë një burrë shteti pas Reganit që i dha Gorbaçovit ‘rrëzoje këtë mur’.

Dhe ky tha, armikun e keni ju, armiku i brendshëm i juaji është problemi më madhor. Hiqni mandate me gjykata, anuloni zgjedhje dhe hiqni mandate, arrestoni liderin e opozitës për të marrë mandate, mbyllni media sociale, TikTokun siç e mbyll Edi Rama. Pra, këtu jemi, le të dalë ai sy më sy dhe si të dojë çdo ditë, por këto nuk i fsheh dot ai. Prandaj rikthehem edhe njëherë tek fotoja për të cilën lëvizën aviona dhe miliona, po nuk doli, nuk u pa. Nuk u bë, nuk u shkrep.”, tha Berisha.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top