Rama për deklaratën e Berishës: Aleks Soros dhe babanë e tij i kam miq

Kryeministri ka reaguar në lidhje deklaratat e bëra nga Sali Berisha se ka fshirë fotot me Aleks Soros.

“Alex Soros e kam pasur dhe e kam miq, dhe babanë e tij. Përrallat e historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë.
Siç kam ata miq, kam edhe të tjerë që nuk janë miq me ata, por unë nuk bëj spekulime me miqtë.

Lërini historinë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës.

Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top