Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në daljen drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se Shqipëria dje me Shqipërinë sot është si nata me ditë. Ai u shpreh se në kohën kur Partia Socialiste mori mandatin qeverisë, vendi nuk kishte drita dhe ishte i mbytur në borxhe. Rama tha se PS ende nuk ka ndërtuar atë çfarë ka dashur dhe synuar, ku si pengesë për këtë përmendi pandemini e koronavirusit dhe tërmetin e 26 nëntorit 2019.
“Çfarë kam bërë unë për Shqipërinë nuk kam nevojë t’jua them ju. Shqipëria kur ne morëm detyrën ishte pa drita. Nuk kishte një makineri që ndizej në kantiere. Ishin fikur të gjitha nga borxhet. Nuk kishte më para. Spitalet nuk kishin mundësi të furnizohenin me ilaçe se shteti nuk i paguante kompanitë e furnizimit me ilaçe. Ne nuk kemi ndërtuar gjithçka kemi dashur, sepse na doli rrugës një pandemi që gjunjëzoi botën dhe një tërmet. Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën.”, tha Rama.