Neymar feston golin e parë me Santos e thyen mallkimin: nuk shënonte prej 502 ditësh

Në Brazil, Neymar ka rigjetur shkëlqimin që i ishte shuar plotësisht në Arabinë Saudite, përfshirë edhe instinktin për golin. Braziliani shënoi golin e tij të parë me fanellën e Santosit pas rikthimit, një moment emocionues për të gjithë tifozët që e kishin pritur me durim për më shumë se 10 vjet. Në vitin 2013, ai u nis drejt Europës për të kërkuar sukses, por në moshën 33-vjeçare vendosi të rikthehet në shtëpi për të shijuar vitet e fundit të një karriere të lavdishme.

Dhe nuk është rastësi që agjërimi i tij i gjatë nga goli u ndërpre menjëherë. Sulmuesi nuk shënonte prej 502 ditësh, edhe për shkak të dëmtimit të rëndë që praktikisht e la jashtë loje me Al-Hilal. Neymar fitoi një penallti falë një prej lëvizjeve të tij karakteristike, plot talent dhe energji, dhe në fund u paraqit vetë nga pika e bardhë për të rifilluar numërimin e golave në Brazil, të pezulluar për 12 vitet e fundit.

Goli i parë i Neymar me Santos
Duket sikur ka kaluar një shekull nga hera e fundit që braziliani festoi një gol para tifozëve të tij. Ishte viti 2013, në një ndeshje të Kupës së Brazilit kundër Flamengo-s, fituar 2-0. Kanë kaluar shumë vite, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe marrëdhënia e tij me tifozët ka mbetur e njëjtë, pavarësisht kohës dhe distancës. Pikërisht për këtë arsye, goli i parë i Neymar pas rikthimit ka një shije të veçantë, edhe pse nuk u shënua ndaj një kundërshtari të madh. Në fushë ishte Agua Santa, një skuadër e kategorisë së katërt që merr pjesë në kampionatin e shtetit të São Paulos, një sfidë e lehtë për të rindërtuar lidhjen me historinë e tij.

Por lajmi më i rëndësishëm është se Neymar u rikthye te goli për herë të parë që nga 3 tetori 2023, dita e fundit kur shënoi me Al-Hilal, para dëmtimit të tmerrshëm. Në një vit e gjysmë, ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe nuk ka mundur të kontribuojë me gola apo asiste. Megjithatë, agjërimi u ndërpre menjëherë me fanellën e Santosit, që tani shpreson të përjetojë sërish lavdinë e kohës kur ai ishte një talent i ri që shkëlqente në fushë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top