Conceiçâo vendos derbin e Italisë: Juventus i katërti me Lazion

Juventus fiton Derbin e Italisë numër 253. Në javën e 25-të të Serie A, ekipi i Thiago Mottës mund Interin 1-0. Juventus barazon pikët me Lazion në vendin e katërt me 46  dhe mban zikaltrit pas Napolit në krye të tabelës. Në Allianz Stadium, në pjesën e parë, një goditje e Dumfries u shua në shtyllë.  Ndërsa pritjet e Sommer dhe Di Gregorio mbajtën gjithçka në ekuilibër. Gjatë pjesës së dytë, bardhezinjtë rritën ritmin dhe hapën ndeshjen me Conceiçâo. Ai shënot në minutën e 74′ pas një aksioni të jashtëzakonshëm të Kolo Muani në hapësirë të ngushtë.

Ndeshja

Zonja e Vjetèr fiton Derbin e Italisë dhe zgjat festën e San Valentinit për Juventusin. Një gol i Francisco Conceiçâo, 15 minuta para fundit, mjaftoi për të mundur Interin dhe për të shpërthyer festën në Allianz Stadium. Shkurti, ashtu si vitin e kaluar në Bolonjë, konfirmohet si “muaji” i Thiago Mottës. Ky i fundit arrin fitoren e katërt radhazi mes kampionatit dhe Champions. Fitore kundër Interit, megjithatë, ka më shumë vlerë se tre pikët e arritura, Kjo pasi i mundëson Locatelli dhe shokëve të tij të barazojnë me Lazion dhe të kapin vendin e katërt që çon në Champions. Më shumë se kaq, trajneri italo-brazilian nuk mund të kërkonte. Tashmë me sytë nga kthimi i rëndësishëm i play-off të Champions të mërkurën në Eindhoven. Moral i lartë dhe formë në kulm, siç tregon edhe pjesa e dytë me intensitet të lartë.

Më shumë zhgënjim për Interin. Zikaltrit pas superioritetit në pjesën e parë dhe shtyllës së Dumfries, mbeten në distancë dhe humbasin mundësinë për të kaluar Napolin në krye të klasifikimit. Ky është një tjetër udhëtim i vështirë për kampionët e Italisë të Simone Inzaghit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top