Video/ Liverpool kthehet të fitojë pas polemikave në derbi: Tottenham dënon United

Liverpool u rikthye te fitorja në javën e 25-të të Premier League, duke lënë pas barazimin e së mërkurës ndaj Everton në derbin e fundit të luajtur në Goodison Park. Me suksesin 2-1 kundër Wolverhampton në Anfield, “Reds” thellojnë diferencën me Arsenalin në +7 pikë. Tottenham rrëmben fitoren kundër Manchester United me një gol të Maddison në minutën e 13’, por renditja e tyre është e sikletshme.

LIVERPOOL-WOLVERHAMPTON 2-1

Të dëmtuar nga barazimi dramatik ndaj Everton, kur pësuan në minutën e 98-të nga një supergol i Tarkowskit, të besuarit e Arne Slot u rikthyen në Anfield me objektivin për të marrë tre pikët. Fillimi i tyre ishte premtues dhe në minutën e 15’, Luis Díaz kaloi vendasit në avantazh. Kolumbiani reagoi më shpejt se Agbadou dhe mposhti José Sá me një goditje që mund të konsiderohet si një gol “i rastësishëm”, pas një kontrolli të gabuar nga Salah dhe një devijimi të Totit.

Liverpool dominoi pjesën e parë dhe në minutën e 30’ rrezikoi sërish me Diogo Jota. Goli i dytë erdhi në minutën e 37’, kur Salah shënoi me penallti pasi portieri José Sá ndali në mënyrë të parregullt Luis Díaz. Me këtë gol, egjiptiani arriti në kuotën e 23 golave në kampionat, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Wolverhampton tentoi të reagojë dhe Matheus Cunha iu afrua golit nga një goditje dënimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Në fillimin e pjesës së dytë, Alisson bëri një pritje vendimtare ndaj Munets, ndërsa Salah pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje. Në minutën e 58’, VAR-i ndërhyri për të anuluar një penallti të akorduar fillimisht për Liverpool, duke vlerësuar se Agbadou nuk kishte shkaktuar faull ndaj Diogo Jota.

Në minutën e 67’, Matheus Cunha shkurtoi diferencën me një goditje të bukur me të majtën, duke e çuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, ky gol mbeti i vetmi për miqtë, pasi Liverpool menaxhoi mirë minutat e fundit dhe siguroi fitoren. Me këtë sukses, ata ngjiten në 60 pikë dhe ruajnë distancën prej 7 pikësh ndaj Arsenal, ndërsa Wolverhampton mbetet në 19 pikë, vetëm një vend mbi zonën e rënies nga kategoria.

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED 1-0

Në Londër u përballën dy prej zhgënjimeve më të mëdha të sezonit: Tottenham dhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” mbërritën me vonesë pas një udhëtimi katërorësh me autobus, pasi treni i planifikuar u anulua.

Trajneri Ange Postecoglou riktheu në formacion portierin Vicario pas një dëmtimi të gjatë, ndërsa Amorim hodhi në fushë për herë të parë në kampionat talentin Patrick Dorgu. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Manchester United që rrezikoi me Højlund, Garnacho dhe Dalot.

Tottenham zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të: Onana priti një goditje të parë nga Bergvall, por James Maddison shënoi me një goditje nga afër. Në minutën e 24-t, Garnacho humbi një mundësi të artë për barazimin, ndërsa Onana ndali një tjetër rast të Tel dy minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Garnacho tentoi sërish, por Vicario u tregua i pakalueshëm me dy pritje vendimtare. United vazhdoi të sulmonte, por Zirkzee humbi një rast të shkëlqyer në minutën e 75-të. Në fund, Tottenham mbrojti avantazhin minimal dhe siguroi fitoren, duke u ngjitur në 30 pikë, një më shumë se Manchester United, që mbetet në 29 pikë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top