Shkodra zbardhet nga dëbora, raportohet për mungesë energjie elektrike

Moti i keq me reshje shiu e dëbore ka pushtuar vendin gjatë natës si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. Reshjet e dëborës raportohet të jenë prezente kryesisht në zonat malore, në zonat e thella të Shkodrës, si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe.

Bëhet me dije se dëbora gjithashtu ka zbardhur edhe Pukën, ndërsa raportohet se në disa fshatra të thella ka mungesë të energjisë elektrike. Deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin, rrugët kryesore vijojnë të jenë të hapura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top