Reshjet e dendura të borës në Mirditë në zonën e Fanit, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.
Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor. Rrëshqitja e kamionit ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa nga ky incident deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në qarkullim.