Real bërtet për skandal, Bellingham dënohet për gabim përkthimi: “Tha f*ck off”

Polemikat shpërthejnë sërish në kampionatin spanjoll, me Real Madrid që hidhet në sulm kundër drejtuesve të Federatës dhe La Liga. Pas ankesave të vazhdueshme të Real gjatë javëve të fundit për padrejtësitë e shumta në kampionat dhe përgjigjes së Javier Tebas – presidentit të La Ligës – i cili nisi një padi zyrtare kundër klubit madrilen, ndeshja e djeshme ndaj Osasuna ka ndezur edhe më shumë debatin, veçanërisht për mënyrën si e gjykoi arbitri José Munuera Montero.

Polemikat shpërthyen kur, pas golit të Mbappés që kaloi Realin në epërsi 1-0, u mohuan dy penallti për “Los Blancos”: një për një prekje me dorë të një mbrojtësi të Osasunës dhe tjetra për një faull ndaj Viniciusit. Përveç kësaj, ndeshja ishte jashtëzakonisht e tensionuar, me lojtarët vendas që përdorën një stil loje shumë të ashpër, por nuk u ndëshkuan nga arbitri. Dhe për ta përkeqësuar situatën, në fund të pjesës së parë, Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq pas një debati me arbitrin, duke e lënë Realin me një lojtar më pak për të gjithë pjesën e dytë.

Ancelotti: “Jude u përjashtua për një gabim përkthimi nga arbitri”

Por arsyeja e këtij përjashtimi është thuajse absurde: sipas Carlo Ancelottit, ka pasur një gabim në përkthim nga ana e arbitrit, i cili keqkuptoi disa fjalë të mesfushorit anglez: “Ai nuk i tha f*ck you, por f*ck off”.

Në pjesën e dytë, me Osasunën që kishte epërsinë numerike, VAR-i e thirri arbitrin, i cili më pas akordoi një penallti për vendasit. Kjo shkaktoi një reagim ironik nga Ancelotti dhe zemërim të madh në kampin madrilen, siç u raportua edhe nga Real Madrid TV: “Një numër i pabesueshëm mbajtjesh dhe shtytjesh për të ndalur lojtarët e Madridit, por Munuera Montero nuk fishkëllen asgjë. Më pas, një goditje me bërryl e falur për Osasuna, që mund të kishte mbetur pa 2-3 lojtarë dhe me 2-3 penallti kundër tyre.”

 

Pavarësisht barazimit, Real Madrid mbetet në krye të renditjes, por tani duhet të presë rezultatin e ndeshjes mes Barcelonës dhe Rayo Vallecano për të parë nëse katalanasit do t’i barazojnë në krye të tabelës.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top