Inter-Juve, përplasje zjarri: Inzaghi për kreun, Motta synon Champions me Conte tifoz

E diela në Serie A mbyllet në Allianz Stadium me Derbin e Italisë mes Juventus dhe Inter. Një ndeshje që do të ishte mjaft e rëndësishme edhe pa ndonjë faktor shtesë, por barazimi 2-2 mes Lazios e Napolit u jep një mundësi të artë të dyja skuadrave. Motta mund të barazojë Lazion në vendin e katërt, ndërsa Inzaghi, nëse fiton në Torino, e merr i vetëm kryesimin duke kaluar skuadrën e Contes.

Derbi i Italisë ka qenë gjithmonë një sfidë më vete, thelbësore për të dyja ekipet pavarësisht objektivave. Megjithatë, ky Juventus-Inter, edhe pse nuk i vë përballë bardhezinjtë dhe zikaltërit për të njëjtin qëllim, ka një peshë të madhe në renditje, pasi është ndeshja që mbyll të dielën e kampionatit (java do të përfundojë të hënën me sfidën Genoa-Venezia). Tri pikët që janë në lojë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, si për Mottën, ashtu edhe për Inzaghin. Po ashtu, të dy ekipet kanë etjen për të fituar përballjen direkte pas spektaklit 4-4 në San Siro në fazën e parë.

SI PRITET TË LUAJË MOTTA?
Pas shumë kritikash, Juventus ka një mundësi të madhe për të kapur vendin e katërt, një objektiv minimal duke pasur parasysh ecurinë e sezonit, jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga ana ekonomike. Bardhezinjtë duhet të mbajnë hapin me rivalët në garën për Champions, si Milani që fitoi ndaj Veronës dhe Lazio, e cila do të mbetet në zonën e Champions pavarësisht rezultatit të kësaj sfide. Motta pritet ta luajë këtë ndeshje me Veiga në qendër së bashku me Gatti, ndërsa Locatelli dhe Thuram do të mbulojnë mesfushën para mbrojtjes. Kolo Muani do të jetë në majë të sulmit në skemën 4-2-3-1, ku do të ketë hapësirë edhe për Mbangula, hero në ndeshjen ndaj PSV-së. Megjithatë, për Juventus fokusi është i gjithi te Inter, pasi kjo sfidë është tepër e rëndësishme.

SI PRITET TË LUAJË INZAGHI?
Nga ana tjetër, edhe Inter ka një mundësi të madhe: nëse Juventus synon vendin e katërt, Inzaghi mund të marrë kreun, duke lënë pas Napolin dy javë para përballjes direkte me të dhe me vetëm ndeshjen ndaj Genoas në San Siro në mes. Zikaltërit, pas një kalendari të vështirë ku janë përballur dy herë me Milanin dhe Fiorentinën, mund të shkojnë në stadiumin “Maradona” si kryesues të Serie A. Por, për ta bërë këtë, duhet të fitojnë në Torino, diçka që në kampionat ka ndodhur vetëm një herë në 12 vitet e fundit, më 3 prill 2022, kur Inzaghi e udhëhoqi Interin drejt një fitoreje 1-0 falë penalltisë së Calhanoglus.

Për ta përsëritur atë sukses, Interi do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, me Pavard, Acerbin dhe Bastonin në mbrojtje, si dhe një mesfushë të konfirmuar me pesë lojtarë. Në sulm, Thuram është rikuperuar dhe mezi pret të luajë, por nga minuta e parë përkrah Lautaros mund të jetë Taremi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top