Izraeli dhe Hamasi po vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e lirimit të pengjeve dhe të burgosurve. Kjo marrëveshje ka shpërblyer familjet që kanë pritur për ditë të tëra të shohin të dashurit e tyre të kthehen. Një autobus ka transportuar të burgosur palestinezë ka arritur në Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Mijëra palestinezë, të cilët kanë kaluar vite të tëra në burgjet izraelite, po kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa familjet e tyre presin me gëzim dhe emocion. Në këmbim të tre pengjeve që u liruan mëngjesin e sotëm, Izraeli ka pranuar të lirojë sot gjithsej 369 të burgosur palestinezë.