Ndahet nga jeta modelja që donte ti ngjasonte Kim Kardashian

Vetëm disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër plastik, Christina Asten Gurkani, modelja e OnlyFans dhe vajza e cila i ngjason Kim Kardashian, pësoi një atak masiv në zemër, duke bërë që të ndërronte jetë.
Sipas Daily Mail, vdekja e 34-vjeçares e cila njihej online si “Asten” ka ndodhur të enjten e kaluar në spitalin ku ajo po shërohej nga një operacion që iu nënshtrua.

Familja e saj po mbledh para përmes GoFundMe për funeralin e modeles, i cili është planifikuar për javën e ardhshme. Deri më tani, 3,540 dollarë nga 40,000 dollarë janë mbledhur.
Faqja GoFundMe përfshin një deklaratë emocionale nga të afërmit e 34-vjeçares, të cilët thonë se janë të shkatërruar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi.

Më tej në deklaratë thuhet se nga autoritetet po kryhet një hetim për shkakun e saktë të vdekjes së modeles.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top