Ambasadori i SHBA: Kosova dhe Serbia nuk i morën seriozisht detyrimet e tyre

Asosacioni i komunave me shumicë serbe mbetet detyrim për Kosovës, sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një deklaratë për Atlantic Council, ai u shpreh se emisari i ri të Bashkimit Europian, Peter Sorensen, duhet të angazhohet që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra.

“Republika e Kosovës bëri një zotim për këtë në vitin 2013. Ai zotim nuk është hequr dhe ai zotim qëndron. Ka edhe zotime që ka marrë edhe Serbia, gjëra që duhet të bëjë, të cilat gjithashtu duhet të zbatohen. Ky zotim në lidhje me Asociacionin u përsërit fuqishëm në kontekstin e Marrëveshjes Bazike të 2023-ës dhe Aneksit të Zbatimit të saj. Dhe unë personalisht besoj – dhe nëse do t’i jepja këshilla Peter Sorensen dhe Bashkimit Europian, mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të mos negociosh zotime të reja tani, sepse ajo që u arrit në vitin 2023 është një paketë mjaft mbresëlënëse. Thjesht mungon plotësisht në zbatim. As Kosova dhe as Serbia nuk i kanë marrë seriozisht obligimet për zbatimin e zotimeve”.

Hovenier theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve në Serbi, veçanërisht pakicës serbe.

“Aty ku kemi ngecur ka qenë disa herë në çështjet shumë të vështira të ndjeshme se si të përmbushen më së miri premtimet e bëra dhe vizioni i vendit në kohën e pavarësisë për një vend multietnik dhe në të cilin do të kishte disa mbrojtje të veçanta për komunitetet joshumicë, veçanërisht komunitetin serb, duke pasur parasysh historinë e ndërlikuar dhe të vështirë”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top