“S’mund të fitoni duke burgosur opozitën”/ Berisha: JD Vance e kishte me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një video të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, Berisha thotë ndër të tjera se fjalët e zv/presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti “kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama”.

“Një fjalë historike e Zv/presidentit të SHBA-ve, JD Vance në Munih, në Konferencën e Sigurisë” – shkruan Berisha në postimin e tij.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”, – shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha.

JD Vance u shpreh në Mynih, se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar liderin e opozitës, apo duke censuruar mediat.

“Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm”, – tha ndër të tjera zv/presidenti i SHBA-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top