E pabesueshme: Neymar Jr synon rikthimin te Barcelona

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ylli brazilian Neymar Jr po synon të rikthehet te Barcelona gjatë verës.

33-vjeçari brazilian aktualisht ndodhet te Santos në Brazil, pas kalimit që bëri nga Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të cituara nga gazetari Fabrizio Romano, Neymar ka synim të bëjë një rikthim të madh te Barcelona.

Përkundër kësaj, nuk ka asnjë shenjë për momentin që Barcelona është e interesuar për shërbimet e Neymar Jr, i cili thënë të drejtën ka vite të tëra që nuk është në formë dhe është i prirur për të pasur lëndime.

Neymar Jr qëndroi te Barcelona nga viti 2013 deri më 2017, atëherë kur u largua drejt PSG-së. Te klubi katalanas, Neymar fitoi tripletën dhe u bë pjesë e një treshe të frikshme bashkë me Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top