Dosja “Partizani”/ Shtyhet për më 26 shkurt seanca

Është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit paraprak seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”.

Seanca e parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për në datën 26 shkurt ora 9:00.

Në seancën e 5 shkurtit të këtij viti të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani”, e cila zgjati më pak se 1 orë, avokatët e Jamarbër Malltëzit paraqitën disa akte shkresore, duke i ezauruar parashtrimet e tij.

Më pas, me kërkesë të një prej avokatëve për shkak të një angazhimi në një proces tjetër gjyqësor, seanca u ndërpre dhe u shty për sot, më 14 shkurt.

Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi.

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top