Akuza për shpifje, gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin, në lidhje me kallëzimin e bërë për shpifje nga Edmond Sula, ish-drejtuesit të policisë së Shkodrës.

Avokati i tij, Marash Logu në një komunikim për mediat tha se gjykata iu referua ligjit dhe provave, duke provuar që Bardhi as nuk shpif dhe as fyen, por i referohet dokumenteve zyrtare.

“SPAK me shkresë zyrtare konfirmoi që të gjitha deklarimet e Bardhit kanë qenë të sakta dhe të vërteta dhe Bardhi i ishte referuar vetëm materialeve zyrtare që përmban procedimi penal 9 i vitit 2023. SPAK konfirmoi se ato biseda ekzistojnë dhe nga ana e prokurorisë po kryhen hetime të thelluara. Ndihemi të keqardhur që Prokurori çështjes doli kundër qëndrimit zyrtar të Altin Dumanit. Fatmirësisht gjykata iu referua ligjit dhe provave dhe vendosi të deklarojë të pafajshëm Bardhin, duke provuar që ai as nuk shpif dhe as fyen, por i referohet dokumenteve zyrtare”, tha avokati.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku tha se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top