Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare diplomati, Shaban Murati

Diplomati shqiptar, Shaban Murati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në në varrezat e Sharrës.

“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00. Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime!”, shkruan ai.

Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Shaban Murati është autor i shumë librave, shkrimeve, komenteve dhe analizave mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top