Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës me paralajmërimin: Do ketë të tjera gjëra

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, kreu i PD-së paralajmëroi zhvillime të tjera duke iu drejtuar socialistëve “prisni do të ketë të tjera”.

“Nëse ju merrni të vërtetat për fyerje, është problemi juaj. Unë i deklaroj ë mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro, Ulsiu kërkoi çantën Louis Vuitton.

Nuk kam fyer unë, doni që t’ju fyes, nuk e bëj kurrë atë që bën Rama ndaj jush.

Nëse përmend garderobën, do të hyjë një histori.

Ju dilni këtu dhe duhet të më thoni sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj (I drejtohet Blerina Gjylameti). Unë kërkoj që të vijë këtu Rama dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Do të ketë prapë të tjera gjëra, do të ketë zhvillime. Nuk jam mizogen, kam respektuar bashkëpunëtoret e mia. E patë si shpërtheu, prisni do të ketë të tjera, ju them unë.”- u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top