Gafa e Maignan dënon Milan ndaj Feyenoord: penallti e polemika në Bryzh për Atalantën

Befasi në playoff-in e Champions League: Milan kaloi një natë të vështirë në Roterdam i mundur nga Feyenoord, Atalanta u ndje e vjedhur në Brugge, ndërsa Bayern Munich dhe Benfica marrin avantazhin në ndeshjen e parë. Gjermanët mundin 2-1 Celtic, me disa drithërima: skocezët, që kishin ngushtuar diferencën me Maeda, panë ti mohoet barazimi nga Neuer në minutën e 91′. Goli i Olise (45′) dhe ai i Kane (49′) ishin vendimtarë për Kompany, ndërsa Benfica feston me sulmuesin e saj: Pavlidis shënon 1-0 kundër Monaco.

FEYENOORD 1-0 MILAN

Në “De Kuip” të Roterdamit, Milan i Sergio Conceição u befasua nga një gol i shpejtë i Igor Paixão në minutën e 3′, pas një gafe të pabesueshme nga Maignan. Ish-lojtari i Feyenoord, Santiago Gimenez, dhe João Félix, të aktivizuar nga minuta e parë, nuk arritën të çajnë mbrojtjen e hekurt të vendasve. Feyenoord e vuri në vështirësi të madhe Milan gjatë gjithë pjesës së parë, dhe vetëm traversa e ndaloi Paixão nga shënimi i një dygolëshi. Në pjesën e dytë, ekipi holandez uli ritmin dhe u tërhoq, por “Djalli” nuk arriti të reagonte. Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 18 shkurt.

BRUGGES 2-1 ATALANTA

Nëse nuk ishte Atalanta më e dobët e sezonit, shumë pak i mungonte. Të paktën në Champions. Humbja erdhi në mënyrën më të papritur, por më e diskutueshme ishte penalltia e akorduar në kohën shtesë, një vendim skandaloz nga arbitri Meler, i cili refuzoi të konsultonte VAR-in. Megjithatë, me gjithë polemikat, Brugge e meritoi fitoren. Belgët dominuan në fillim dhe kaluan në epërsi me Jutglà pas 15 minutash presion. Atalanta barazoi me Pasaliç në fund të pjesës së parë, kur dukej se po organizohej më mirë. Në fund, vendasit “gjetën” golin e fitores me Nilsson, i cili u rrëzua në zonë pas një përplasjeje me Hien, pas një gabimi të përgjithshëm të mbrojtjes italiane. Ishte një vendim i diskutueshëm për penallti, por rezultati u vulos: 2-1 për Brugge.

Në ndeshjen e kthimit në Bergamo, Atalanta ka ende të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar. Në këtë sfidë, ekipi i Gasperinit hyri në zonën belge vetëm katër herë, por në çdo rast krijoi rrezik: Zappacosta u ndal në vijën fatale, ndërsa De Ketelaere dhe Cuadrado patën raste të mira. Një ndeshje e çuditshme, një humbje e dhimbshme, por gjithçka mbetet e hapur për kthimin. Atalanta e vërtetë mund ta përmbysë.

CELTIC GLASGOW 1-2 BAYERN MUNICH

Bayern u frikësua, por e nisi me fitore fazën e parë të playoff-it: 2-1 ndaj një Celtic luftarak. Vendasit goditën menjëherë pas 40 sekondash me Kühn, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kjo i zgjoi bavarezët, të cilët nisën të kërcënonin portën e Schmeichelit: ish-portieri i Leicester shpëtoi ndaj Olise, Kane dhe Musiala. Por goli ishte i pashmangshëm dhe erdhi në minutën e 45-të, kur Olise realizoi për 1-0.

 

Në pjesën e dytë, Bayern e mori ndeshjen në kontroll dhe dyfishoi avantazhin me Harry Kane, i cili shënoi pas një goditjeje nga këndi. Ishte goli i tij i shtatë në Champions dhe i 29-ti këtë sezon. Schmeichel ndali një tjetër gol nga Gnabry, por më pas Celtic reagoi: trajneri Rodgers futi në lojë Daizen Maeda, i cili ndryshoi dinamikën e sfidës. Japonezi shënoi një gol të bukur në minutën e 79′, duke e bërë ndeshjen të hapur deri në fund. Në kohën shtesë, Neuer bëri një pritje vendimtare ndaj Johnston dhe shpëtoi fitoren e Bayern. Celtic del me kokën lart, por e pret një sfidë e vështirë në “Allianz Arena” për të përmbysur rezultatin.

MONACO 0-1 BENFICA

Benfica e mbylli me avantazh takimin e parë ndaj Monacos, falë një goli të Pavlidis: 1-0. Pjesa e parë në “Louis II” ishte e kujdesshme, me të dyja skuadrat që testonin njëra-tjetrën dhe krijonin pak raste. Alvaro Carreras dhe Akliouche provuan të godasin, por pa sukses. Monaco pati rastin më të mirë me Golovin, por Trubin priti.

Në pjesën e dytë, Benfica u tregua më e vendosur dhe kaloi në avantazh me Pavlidis, i cili u shkëput pas një topi në thellësi dhe mposhti portierin Majecki me një parabolë elegante. Monaco pati një shans të mirë me Embolo, por situata u komplikua në minutën e 52-të, kur Al-Musrati u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke lënë vendasit me 10 lojtarë. Ky ishte kartoni i tretë i kuq për Monacon në këtë edicion të Champions League.

Në minutat e fundit, Majecki shmangu një tjetër gol nga Pavlidis, ndërsa në fushë u fut edhe Belotti. Di Maria, i aktivizuar në pjesën e dytë, u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në minutën e 87-të. Benfica feston një fitore të rëndësishme dhe me rezultatin 1-0 do të presë Monacon në ndeshjen e kthimit në “Estadio da Luz”, ku francezët do të jenë të detyruar të ndjekin përmbysjen.

Knockout Round Play-offs Champions League

Club Brugge 2-1 Atalanta
AS Monaco 0-1 Benfica
Celtic 1-2 Bayern Munich
Feyenoord 1-0 AC Milan

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top