Tubimi para SPAK për Veliajn, Berisha paralajmëron punonjësit e Bashkisë: S’do shihni punë shteti për 25 vite

Sali Berisha ka komentuar protestën para SPAK në solidaritet me Erion Veliajn, i cili u paraqit në GJKKO ditën e sotme për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Berisha u shpreh se mes protestuesve ishin punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe policë bashkiakë, duke shtuar se këto të fundit po hetohen nëse kishin pistoletë me vete.

Kryedemokrati i paralajmëroi se nëse do të shkojnë të protestojnë gjatë orarit zyrtar nuk do të shohin punë shteti për të paktën 25 vite.

“I patë sot punonjësit e Bashkisë tek SKAP-i partisë. Mos harroni se ata paguhen nga taksat, ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer dhe ata braktisin qytetarët të gjithë e shkojnë për tu bërë pazmore e një hajduti.

A mund të ndodhë kund? Kurrë. Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla fakton se është padrino, po si mund të shkojë? Po hetojmë, kanë qenë edhe të armatosur.

I garantoj punonjësit e Bashkisë se secili me listë që do të shkojnë të protestojnë gjatë orarit zyrtar nuk do të shohë punë shteti për të paktën 25 vite, me listë.

Qytetarët që festuan arrestin e Veliajt u arrestuan. Kurse këta mobilizojnë policinë, do e vërtetoj nëse këta të policisë Bashkiake kanë qenë me armë apo pa armë. Por kanë qenë në orar zyrtar. Do të kenë dënime të rënda për aktin që kanë bërë.”– tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top