PD zhvillon garën për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë më 1 mars

Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ditën e djeshme, ku është vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.

Sipas gazetarit Osman Stafa, 3 propozimet kanë qënë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare dhe ajo që është zgjedhur është në nivel qarku. Gjithashtu në mbledhje është diskutuar dhe rregullorja e primareve teksa raportohet se këto do të jenë primare kualifikuese.

Kështu, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve. Ata të cilët kalojnë pragun, (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura. Vendimi në fjalë, më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top