Kensington Palace konfirmoi pak orë më parë se Kate Middleton dhe Princi William nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve BAFTA 2025. Princi William, i cili ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, do të shfaqet video-mesazh gjatë ceremonisë.
Sipas Kate Mansey, redaktore mbretërore e Times, vendimi i çiftit për të marrë pjesë në çmimet e vitit është për faktin se ngjarja përkon me festat e fëmijëve të tyre.
Ceremonia e çmimeve BAFTA 2025 do të prezantohet për të dytin vit radhazi nga David Tennant. Filmi “Conclave” kryeson me 12 nominime, ndërsa filmat “Emilia Pérez”, “The Brutalist”, “Anora”, “Dune: Part Two” dhe “A Complete Unknown” gjithashtu kanë marrë nominime të tjera.