Rama: Republikën e hetuesve e kemi provuar në të shkuarën

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit.

Rama: E kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në një farë mënyre të befasuar që kryetarja e Komisionit të ligjeve është nën hetim ndërkohë që kryetarja e komisionit e ka marrë vesh faktin nga televizori.
As nuk është thirrur as nuk është pyetur apo dëgjuar versioni i saj.
Tani përpara se t’ia kaloj fjalën dua të bëj të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë që bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit mbetet e pandryshuar. Ndryshon vetëm ajo që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo vetëm me mbështetjen e padiskutueshme institucionale me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen, sepse diktaturë apo republikë hetuesish kemi pasur në të shkuarën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top