“Topi doli 20cm”, Palladino i tërbuar pas humbjes. Inzaghi sulmon: “S’ishte penallti”

Fitorja e Inter 2-1 ndaj Fiorentinës është pasuar nga polemika të forta, mbi të gjitha për golin e avantazhit zikaltër, kur Bastoni ktheu në lojë një top që kishte dalë jashtë fushës e më pas Inter bëri 1-0 nga goditja e këndit. Tekniku Raffaele Palladino i ka bërë komplimente Fiorentinës së tij pavarësisht humbjes në San Siro kundër Inter, por thekson se epidode të tilla duhen rregulluar. Simone Inzaghi nga ana tjetër, nën presion për rastin Bastoni, ka kundërsulmuar 11 metërshin e akorduar kundër, me të cilin Fiorentina barazoi provizorisht.

PALLADINO: “TOPI KISHTE DALË 20 CM”
Palladino gjithashtu ka folur në konferencën për shtyp dhe ka rikujtuar episodin e këndit nga i cili lindi goli 1-0: “Unë kurrë nuk flas për arbitrat, nuk i gjykoj dhe kam premtuar që nuk do të gjykoj kurrë një gabim arbitral. Por sigurisht për golin e Inter u mërzitëm pak: nuk jam i mërzitur me arbitrin, por me protokollin. Nëse kemi një mjet që duhet të ndihmojë arbitrat të bëjnë më pak gabime, nuk mund të mos ndërhyhet për një gabim objektiv, topi ka dalë 20 centimetra jashtë. Këto janë gjëra vendimtare, pastaj protokolli thotë që VAR-i nuk mund të ndërhyjë: jam dakord që ai nuk mund të ndërhyjë për gjithçka, por kështu nuk shkon sepse në fund të ndeshjes gjithmonë do të diskutojmë dhe do të dalim të mërzitur”.

“Është e vërtetë që nuk kemi protestuar, por kjo është ajo që ua them gjithmonë djemve të mi: arbitrat duhet lënë të qetë për të gabuar. Mund të ndodhë që dikush të mos e shohë, siç gaboj unë, gaboni ju ose gabojnë lojtarët. Këtu, megjithatë, është një gabim objektiv: protokolli duhet të ndryshojë patjetër, unë nuk e pranoj që topi të dalë 30 centimetra jashtë dhe nuk mund të ndërhyhet.”

INZAGHI I ASHPËR PËR PENALLTINË: “NUK EKZISTON”
Simone Inzaghi gjithashtu ka thënë fjalën e tij për penalltinë e dhënë për Fiorentinën për prekjen me dorë nga Darmian dhe nuk ka kursyer fjalët: “I kam rishikuar pamjet, penalltia e Fiorentinës nuk ekziston kurrë. Shtatë ditë më parë VAR-i nuk ndërhyri për ne në një episod që do të na kishte mundësuar ndoshta të fitonim ndeshjen (penalltia për Thuram në derbi, red), sot ka ndërhyrë. E kuptoj Palladinon, topi ka dalë jashtë, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë në këtë rast: edhe unë isha i mërzitur në Leverkusen që pësova gol nga një këndore që lindi nga një pozicion i jashtë loje i tyre”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top