Paditi Vokshin për shpifje, Vilma Nushi mungon në seancën e GJKKO

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë seancën e sotme ku do të merrej vendimi lidhur me padinë për shpifje të Vilma Nushit ndaj Albana Vokshit si kryetare e Komisionit Hetimor parlamentar të Shëndetësisë. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e pranisë së Nushit.

Deputetja e PD, Albana Vokshi pas shtyrjes së seancës foli para mediave ku u shpreh se në seancën e ardhshme kanë kërkuar që e pranishme të jetë edhe Vilma Nushi për të dëgjuar pretendimet e saj.

Vokshi shtoi se e ka kallëzuar 2 herë këtë koncension abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. Ajo theksoi se është në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i ka grumbulluar edhe nga komisioni hetimor.

“U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj.Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sqarimet e mia në lidhje me check up. E kam kallëzuar 2 herë këtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. E kam kallëzuar në PP, SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar. Ndaj grupi i punës në PD po punon dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse e kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv.ministrash apo punonjës të adminmistartës e ortakë të konensionarëve.

S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. Si vampirë e korrupsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, adminsitratës për fitime galopante korruptuive. Ne do i shkojmë deri në fund.
Është model i paparë në asnjë vend të botës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt seance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me check up dhe duke i bërë publike edhe për median. Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të check up të pakryera. Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi,” tha Vokshi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top