Një ditë pas arrestimit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij. Nesër mesohet se në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”, mase e cila u ekzekutua ditën e djeshme nga oficerët e BKH.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.