S’ka pranverë, ulje temperaturash dhe stuhi shiu të mërkurën

S’ka pranverë, ulje temperaturash dhe stuhi shiu të mërkurën

 

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, keto kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top