Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve ku në fokus të bisedimeve në takim ishte vota e diasporës. Takimi u mbajt në selinë e Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve, kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen drejtuesve politikë të qarqeve që të punojnë më shumë për rritjen e numrit të regjistrimeve të emigrantëve deri më 4 mars, që është dhe afati i fundit. Rama nuk ka pranuar të prononcohet për mediat pas takimit, ku është pyetur lidhur me rezultatin zgjedhor në Kosovë, për të cilat nuk ka dhënë koment.

Më herët, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale iu bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Rama shprehet se kanë mbetur 22 ditë nga regjistrimi i zgjedhësve në diasporë për 11 majin të cilin e cilësoi si votim historik për shkak se shqiptarët e Evropës dhe jo vetëm do të votojnë nga jashtë kufijve, nga aty ku janë me postë. Më tej thotë se fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Kreu i qeverisë thotë deri më tani numri i të regjistruarve është premtues por mund të jetë edhe më i madh akoma me regjistrimet në ditët në vazhdim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top