90% e votave të numëruara: VV ka 46 deputetë, partitë opozitare kanë 54

Deri më tani nga KQZ-ja janë publikuar gjithsej 90% e votave të numëruara nga procesi zgjedhor i djeshëm, ku partia në pushtet i fitoi zgjedhjet, por me rezultat që ia pamundëson marrjen e qeverisë pa koalicion.

 


Sipas rezultateve nga 90% e votave, VV prin me fiks 41%, e ndjekur nga PDK me 22,37%, pastaj LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë 7,56%.

 

 

Me këto rezulatate, VV merr 46 deputetë, PDK 25, LDK 20, AAK-NISMA 9 dhe minoritetet 20.

Në qoftë se nuk ka ndryshim drastik pas numërimit të votave me postë, atëherë VV mbetet me më pak vota se opozita dhe kështu paqartësohet edhe më tej mënyra e krijimit të qeverisë së re.

 

Për të formuar qeverinë, në Kosovë nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetësh.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top