Musk në një mendje me Grenell: Të mbyllet VOA dhe REL

Miliarderi Elon Musk ka mbështetur ish-të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për mbylljen e dy mediave. Sipas Grenell Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë financohen nga taksapaguesit amerikanë.

Pas tij, në një postim në platformë ‘X’, edhe Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona të çmendur të së majtës radikale “që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”.

“Mbyllini ato.
1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).
2. Askush nuk i dëgjon më.
3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë,“-shprehet Musk.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top