Hamza: Do t’i ndreqim marrëdhëniet me SHBA’në dhe vendet e BE’së

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në tubimin e madh të kësaj partie në Prishtinë.

Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thënë se qeveria e tij do të nis punën menjëherë për t’iu shërbyer qytetarëve.

“Do t’i rris pagat 50%, pensionet bazike 70% dhe do t’i rris investimet publike dhe private. Do të fillojmë ndërtimin e gazpërçuesit dhe termocentralit me gaz. Të përmirësojmë arsimin dhe shëndetësinë. T’i ndreqim marrëdheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian. Të lidhim miqësi të reja në krejt kontinentet, me diplomaci të urtë. Dhe kjo është besëlidhja ime me çdo qytetar të Kosovës, çdo votues dhe me çdokënd që e do një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se ky tubim sonte po i jep energji që ta fillojë punën qysh më 10 shkurt.

“Ky tubim sonte, në këtë shesh historik, po më jep energji që qysh të hanën të fillojmë punën për realizimin e premtimeve tona. Nga e hana e 10 shkurtit do t’i përgatis ekipet. Do të punoj me ekspertët më të mirë nga vendi dhe diaspora. Do të ftoj investitorë nga jashtë e nga brenda. Do të koordinohem me aleatët nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Do të bisedoj me partitë që dëshirojnë ndryshim për një Kosovë ma të mirë. Nga e hana do t’i ftoj kandidatët e PDK-së, deputetët e ardhshëm, kryetarët e komunave nga PDK dhe partitë e tjera. Dhe do të punojmë bashkë, bashkë çdo ditë, me frymë bashëpunimi, që ta ndryshojmë Kosovën tonë për të mirë”, ka thënë Hamza.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top