“Faleminderit, jemi mirë”: Firmino u vetëofrua te Barça, Xavi e Lewandowski i mbyllin derën

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino aktualisht është te Liverpool, por e ardhmja e tij do të jetë larg Reds. Futbollisti është në kërkim të një akomodimi të ri, por ndërkohë ka marrë goditjen që nuk e priste. Braziliani shpresonte shumë të ndiqte hapat e Coutinho e Suarez duke kaluar nga Liverpool në Barcelonë, por ëndërra e tij është thyer pa nisur ende.

Liverpool po zhvillon një sezon nën pritshmëritë me rezultate të luhatshme që e kanë nxjerrë klubin jashtë nga të gjitha garat. Skuadra e Firmino aktualisht po lufton për vendin e katërt në renditje, me shpresën për tu kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions. E ardhmja është e gjitha për t’u shkruar për Reds. Edhe ajo e brazilianit është një enigmë, por gazeta Marca zbulon një prapaskenë. Sulmuesi, i cili do të shkojë në transfertë të lirë në fund të sezonit, i është ofruar Barcelonës së Xavit për sezonin e ardhshëm.

 

Por ëndrra e brazilianit për të veshur fanellën e Barcelonës u thye menjëherë. Siç raporton gazeta spanjolle Marca, kandidatura e tij nuk është marrë në konsideratë nga katalanasit. Sipas asaj që sqaron e përditshmja prestigjioze, Xavi ka nevojë për mbrojtës krahu dhe sulmues anësorë. Në rolin e qendërsulmuesit tekniku tashmë është krejtësisht i mbuluar. Ëndërr e thyer për Firmino pa nisur ende.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top