Rama për afganët: Nëse duan, mund të qëndrojnë në Shqipëri

“Afganët mund të qëndrojnë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për median spanjolle “El Mundo”.

I pyetur në lidhje me vendimet e presidentit amerikan Donlad Trump, një prej të cilave është edhe ndalimi i lëvizjes së refugjatëve afganë, kreu i qeverisë tha se kushdo që do të dojë të qëndrojë në Shqipëri do të jetë i lirë ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë, nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top