Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 është regjistruar në orën 16:19 në Ishujt Aeolian, në provincën e Mesinës në Itali. Lajmi u dha nga mediat italaine që cituan Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Epiqendra e tërmetit ndodhej jo shumë larg ishullit Alicudi, në një thellësi prej 17 kilometrash. Tronditja u ndje qartë në provincat e tjera të Siçilisë dhe gjithashtu në Palermo.
Për momentin nuk ka njoftime për dëme, por njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar. Nga të dhënat e para nuk duket se ka shembje apo rrëshqitje strukturash dhe ndërtesash. Sipas të dhënave fillestare nuk do të ketë dëme të rënda materiale apo personash, por po kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme. Përpara goditjes së fortë pati disa tërmete më të vegjël në zonë.