Berisha: Pse fitorja e Trump është triumf për shqiptarët më shumë se për të tjerët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në takimin me aleatët e Federatës së Bashkuar për fitoren e presidentit Donald Trump në SHBA.

Berisha tha se shqiptarët duhet ta shohin fitoren e Trump si triumf të madh edhe për Shqipërinë, pasi shqiptarët janë njerëz të traditës dhe të familjes.

Teksa akuzoi qeverinë Rama se vuri në rrezik familjen shqiptare duke implementuar në shkolla termat prindi 1 dhe prindi 2, Berisha tha se fitorja e Trump do të sjellë zhvillime pozitive për vendin tonë.

“Sot Rama vrapon me skemën e tij të vjetër të shkelmimit të ligjit elektoral në çdo nen të tij, vazhdon serialin e mashtrimeve ndaj shqiptarëve. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme fitorja e Trump.

Nëse George Soros pëveç Aleksit do kishte djalë të adaptuar do ta kishte emrin Edi Rama në të gjitha veset dhe të këqijat e tyre. Shqiptarët fitoren e Trump, disfatën fatale të George Soros duhet ta shohin si një triumf të tyre më shumë se kombet tjera. Rama me fanatizëm zbatoi në Shqipëri aspektet më çnjerëzore të doktrinës së Sorosit për familjen, gjininë njerëzore.

Ne jemi njerëz tradicionalë dhe nëse tradita ka një kështjellë të vetëm ka familjen, familja është kështjella e traditës. Ky sulmoi familjen në mënyrën më të egër.

Shkollat filluan të largohen nga terma nënë e baba dhe t’i zëvendësojë me nr 1 dhe 2. Në parlament erdhi ligji për të krijuar fermat e grave që do lindnin fëmijët e askujt. Shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rreziqesh i kanoseshin familjes shqiptare nga doktrina e George Soros në Shqipëri.” – u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top