Shqipëria vend strehimi për palestinezët?/ Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për çështjen e palestinezëve të Gazës për të cilët disa ditë më parë u tha se një kontigjent prej tyre do të strehohej në Shqipëri. Rama mohoi sërish një gjë të tillë duke e konsideruar rastin si një sajesë. Ai shtoi se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës.

Pjesë nga biseda live:

Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?

Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.

Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.

Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top