Icardi përplaset publikisht me Jose Mourinho, e quan “qaraman”: ja çfarë ndodhi

Dy ish-interistë po ndezin kampionatin turk. José Mourinho dhe Mauro Icardi, përkatësisht ish-trajner dhe ish-kapiten i Inter, tani janë liderë në dy anët e kundërta të rivalitetit mes Fenerbahce dhe Galatasaray, që po luftojnë për titullin, me Galatasaray që ka një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj ekipit të drejtuar nga “Special One”.

Trajneri portugez, pas ndeshjeve të fundit (Fenerbahce përmbysi 3-2 Rizespor, që luante me dy lojtarë më pak, ndërsa Galatasaray fitoi 1-0 në fushën e Gaziantepspor), ka ndezur polemikat për gjoja “favorizime arbitrare” ndaj rivalëve të tij. Ai e bëri këtë përmes një postimi thumbues në Instagram, ku, duke përgëzuar kombëtaren portugeze të hendbollit për arritjen në gjysmëfinale të Botërorit, përdori një foto ku shihej një prekje e qartë me dorë nga një lojtar i Galatasaray në zonën e tij, që nuk u ndëshkua nga arbitri në fitoren e fundit të skuadrës së tij.

 

Nuk është hera e parë që 62-vjeçari nga Setubali ankohet për arbitrimin në favor të Galatasaray, pasi ai ka shprehur hapur besimin se gjyqtarët tregohen më të butë me klubin më të titulluar të Turqisë. Këtë herë, provokimi i portugezit Mourinho mori një përgjigje të ashpër nga ish-sulmuesi i Sampdoria, Inter dhe PSG, Mauro Icardi.

SULMI SOCIAL NDAJ JOSE

Sulmuesi argjentinas, që aktualisht është i dëmtuar, mbajti anën e klubit të tij duke postuar tre histori në Instagram, të gjitha të drejtuara kundër portugezit Mourinho: fillimisht një kopertinë të një libri të rremë të titulluar “The Crying One” (“Qaramani”), një ironi ndaj pseudonimit të Mourinhos “The Special One”; më pas një foto të një faulli me dorë nga një mbrojtës i Fenerbahçes që po ashtu nuk ishte ndëshkuar; dhe në fund, një video ku shfaqeshin disa ndërhyrje të ashpra ndaj tij në derbin e shtatorit, që nuk u ndëshkuan nga arbitri.

Ky përplasje virtuale mes teknikut Mourinho dhe sulmuesit Icardi vetëm sa e ka ndezur atmosferën për përballjen e radhës mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, që mund të jetë vendimtare për titullin kampion të Turqisë dhe që do të luhet më 23 shkurt.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top