Rama ironizon opozitën për pensionet: Do të thotë të hidhesh në humnerë

Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme”,- kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, duke ironizuar opozitën.

Rama është shprehur se sipas tij kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere.

Rama: Jemi afër një dite zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere, do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Do të ecim paralelisht me bonuset të cilat janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit kemi kaluar në dy bonuse, në fundvit dhe në pranverë”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top