Shqipëria dhe Serbia e fitojnë të drejtën e organizimit të Europianit U-21

Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë Kampionatin Evropian të Futbollit për moshat U-21.

Kjo u vendos në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili u mblodh sot.

Pra, gjithçka u konfirmua sot nga shtëpia e futbollit evropian, me dy vendet që do ta organizojnë këtë eveniment në vitin 2027.

Në Shqipëri ndeshjet do të luhen në Tiranë, Shkodër, Durrës e Elbasan, përcjell “Gazeta Express”.

Evropiani U-21 do të hapet në stadiumin “Karadjordje” të Novi Sadit, ndërsa do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë.

E finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria, si organizatore, do ta fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në këtë eveniment, i cili është kritikuar me të madhe nga shqiptarët anembanë botës shkaku i së kaluarës mes dy popujve. /Gazeta Express

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top