Kupa, gati akti i parë çerekfinal: rruga e fundit për në Europë për 4 skuadra

8 nga 10 skuadrat e Superiores bëhen gati për një tur force të vërtetë, që ndoshta mund të përcaktojë shumë për objektivat e tyre, duke qenë se organikat tani mund të bëjnë diferencën. Egnatia, Partizani e të tjerët janë të thirrur në çështje të luajnë tre ndeshje në harkun e 9 ditëve dhe në këtë pikë duken të favorizuar Tirana e Teuta që janë eliminuar tashmë nga Kupa e Shqipërisë.

Kështu, sipas asaj që ka përcaktuar Komisioni i Ligave & Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit pasi të premten e të shtunën u mbyll java e 23-të. ekipet po bëhen gati për raundin e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, në orën 13:30, do të zhvillohen dy ndeshje; Bylis – Egnatia dhe Laçi – Partizani. Po në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të luhet takimi AF Elbasani – Vllaznia. Të enjten është programuar vetëm një takim, Dinamo City – Skënderbeu, i cili do të luhet në orën 17:00.

Kupa e Shqipërisë: çerekfinalet
Bylis – Egnatia 05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani 05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia 05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu 06.02.2025 17:00

Ndeshjet e javës së 24-të do të luhen të dielën dhe të hënën, ndërsa më 9 dhe 10 shkurt sic u përmend janë në skenë ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku janë të impenjuara të gjithë skuadrat e Superiores, me përjashtim të Tiranës e Teutës. Kështu, si Shkëmbi dhe Martini do të kenë mundësi të përgatisin me qetësi ndeshjet e tyre: Elbasani dhe derbi me Partizanin për bardheblutë dhe Vllaznia e Dinamo për bregdetarët. Të tjerët duhet të bëjnë llogari me konsumin e energjisë dhe një turnover të mundshëm për të mbajtur ekipin të freskët dhe për të mos rrezikuar dëmtime të futbollistëve. Natyrisht në këtë pikë organikat më të kompletuara do të bëjnë diferencën, ndoshta edhe në renditje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top