Kushton 8 mln euro, për Ismajlin futet në garë edhe gjigandi turk

Në orët e fundit të merkatos së janarit, ka nisur sprinti final për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i Kombëtares mbetet mes lojtarëve më të kërkuar, me simpatizantë nga të gjitha ligat e mëdha europiane.

Në Serie A italiane, Napoli e ka shumë seriozisht dhe në rast të huazimit të Rafa Marin te Vijarreali, atëherë do të investojë 8 milionë euro për blerjen e Ismajlit. Shifra do të mjaftonte që të bindte klubin e Empolit.

Te Napoli duan të nxitojnë të mbyllin marrëveshjen, sepse së fundmi në garë ka hyrë edhe Galatasaray. Sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Nikolo Shira, gjigantë turq kanë shfaqur interes serioz për mbrojtësin kuqezi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top