Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar kontrollin e fundit të ushtruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në apartamentin e saj në katin e 11 të kullës Sky Toëer në Tiranë.
Kontrollet u kryen në datën 14 Janar në mënyrë të befasishme në apartamentin që përdorej nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, por që ishte në emër të një personi tjetër.
Ky apartament gjendej një kat më lart zyrave të regjistruara të kompanive të Ajola Xoxës dhe u zbulua nga të dhënat në kompjuterin e saj të sekuestruar më parë. Në apartament janë sekuestruar dokumenta të ndryshme, rroba dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Pse SPAK po fokusohet te Ajola dhe jo tek Erioni
Më herët janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Arbër Veliajt, në zyrën e tij si dhe iu ushtrua kontroll personal Ajola Xoxës, ku me urdhër te organit të akuzës iu sekuestrua aparati celular.
Kontrollet u firmosën nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj. Për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim, në SPAK janë paraqitur Erion Veliaj si dhe gruaja e tij Ajola Xoxa, ku u pyetën për rreth 5 orë nga prokurori Ols Dado.