Rama flet për Arben Ahmetajn: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, u ndal dhe te Reforma në Drejtësi.

Sipas Ramës, kjo reformë, u bë për t’u dhënë shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti. Ai përmendi dhe arrestimet e ish-ministrave kryebashkiakëve të Partisë Socialiste nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

“Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top