Gjesti i shëmtuar i James McAtee: lojtari i City i prish ditëlindjen tifozit të vogël

Një tifoz 10 vjeçar i Manchester City përjetoi një ditëlindje të paharrueshme, por fatkeqësisht të prishur nga gjesti i një prej lojtarëve të skuadrës së tij të zemrës, James McAtee. Oaklan kishte kërkuar nga prindërit që ta festonte ditëlindjen në stadium, duke ndjekur ndeshjen e Champions League kundër Club Brugge. Ai ishte veshur kokë e këmbë me ngjyrat e Citizens për këtë rast të veçantë, por në fund mbeti i zhgënjyer nga një prej idhujve të tij në fushë.

James McAtee refuzoi t’i dhuronte fanellën për një detaj të vogël: edhe pse Oaklan kishte të veshur uniformën e Manchester City, mbi të kishte një xhup me stemën e Sheffield Wednesday, një skuadër që nuk është shumë e pëlqyer nga mesfushori i ri i teknikut Pep Guardiola. Për këtë arsye, kur e pa stemën, McAtee e tërhoqi mbrapsht fanellën që po i dhuronte fëmijës, duke shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Gjesti i shëmtuar i McAtee ndaj tifozit të vogël

Jashtë stadiumit, shumë fëmijë prisnin daljen e lojtarëve për të përjetuar një moment magjik. Edhe Oaklan ishte aty, duke festuar ditëlindjen e tij të dhjetë me prindërit pas një fitoreje të bukur të Citizens. Ai shpresonte të merrte një kujtim të veçantë nga idhujt e tij. Por, siç tregoi e ëma në një postim të gjatë në Facebook, gëzimi u kthye në zhgënjim: “Imagjinoni të bëni gjithë atë rrugëtim, duke sfiduar të ftohtin e madh pas ndjekjes së një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, vetëm për të parë djalin tuaj 10-vjeçar, të çmendur pas futbollit, t’i prishet festa e ditëlindjes”.

Nga makina e tij, McAtee po shpërndante disa fanella për fëmijët që prisnin jashtë stadiumit. Por kur erdhi radha e Oaklan, ai e tërhoqi mbrapsht fanellën që po i jepte. Lojtari i Manchester City, i cili ka kaluar dy sezonet e fundit i huazuar te Sheffield United, e vuri re se fëmija kishte veshur një xhup me stemën e rivalëve të hidhur të klubit ku ai kishte luajtur dhe vendosi të mos ia dhuronte fanellën. Një gjest aspak i hijshëm për një fëmijë që nuk arriti dot as ta mbante në duar fanellën që kishte ëndërruar. Ironia më e madhe? Ai kishte veshur uniformën e Manchester City, të cilën e kishte blerë vetë, duke kursyer paratë që kishte marrë dhuratë nga të afërmit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top