Tottenham nuk flet më italisht. Pas dorëheqjes së Antonio Conte, klubi londinez vendosi të shkarkojë edhe Cristian Stellini. Tekniku e kishte trashëguar drejtimin e Spurs pas ikjes së ish-teknikut të Inter. Rezultati poshtërues 1-6 i pësuar në St James’ Park nga Newcastle ishte fatal për trajnerin italian. Pesë gola të pësuar vetëm në 21 minutat e para të lojës, bënë që tifozët e Spurs që kishin mbërritur në Anglinë veriore, të largoheshin nga stadiumi në mesin e pjesës së parë.
Tottenham është në vendin e pestë në renditje, por në rrezik kualifikimi në kupat e ardhshme evropiane. Liverpool dhe Brighton janë në prag të parakalimit të londinezëve, kështu që kompania ka marrë vendimin për të ndryshuar kursin.
“Performanca ndaj Newcastle ishte krejtësisht e papranueshme,” shkroi presidenti Daniel Levy në një deklaratë. “Ne mund të gjejmë shumë arsye se pse ndodhi e gjithë kjo. Por përgjegjësia kryesore është e imja. Për këtë Stellini do të lërë menjëherë rolin e trajnerit dhe, me të, edhe stafi i tij”, vazhdoi ai me falenderimet e rastit. Trajneri i ri provizor i Tottenham do të jetë Ryan Mason.