Reagimi i Real Madrid pas shortit të Champions me City: “Janë po aq të lumtur sa ne”

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen sërish në një përplasje që tashmë është kthyer në një klasike të futbollit evropian. Fitueset e tre edicioneve të fundit të Champions League do të ndeshen për të pestën herë në pesë vitet e fundit, këtë herë në një play-off historik, të cilat shumë i konsiderojnë si një finale e parakohshme. Lajmi i madh është se njëra prej tyre nuk do të kalojë në fazën e 1/8-ave, një skenar që pak kush mund ta kishte parashikuar duke marrë parasysh nivelin e dy klubeve dhe cilësinë e lojtarëve në dispozicion.

Real Madrid mund të ishte përballur me një kundërshtar më të lehtë, si Celtic, por fati nuk ishte në anën e tyre. Megjithatë, në Valdebebas nuk pati panik apo shqetësim kur u mësua se do të përballeshin me Pep Guardiolën. Askush nuk u zhyt në pesimizëm, duke ndjekur shembullin e teknikut Carlo Ancelotti, i cili pas ndeshjes së fundit të Champions League nuk dha asnjë shenjë shqetësimi.

Si reaguan lojtarët e Real Madridit pas shortit?
Në Madrid të gjithë shpresonin që nga shorti të dilte emri i Celtic, por fati e deshi që të përballen me Manchester City. Njëra prej dy superfuqive evropiane do të dalë nga gara që në fazën e play-off, një skenar i pabesueshëm për dy skuadra që zakonisht shihen si pretendentë për trofeun.

Pavarësisht kësaj, në qendrën stërvitore të Realit nuk pati ankesa për këtë përballje, e cila ishte ndoshta kundërshtari më i fortë i mundshëm. Sipas Marca, të gjithë lojtarët e Real Madrid e pranuan qetësisht fatin e tyre, duke ndjekur shembullin e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk ka bërë asnjë koment apo preferencë mbi kundërshtarët.

 

Motoja e kampionëve spanjollë për këtë duel është e qartë: “Ata janë po aq të lumtur sa ne”. Real Madrid e di se, edhe në momentet e vështira, mund të luajë shanset e tij deri në fund. Los Blancos përfunduan në vendin e 11-të në renditjen e fazës së kampionatit, duke mbetur jashtë Top 8, por City e pati edhe më keq, duke u renditur në vendin e 22-të dhe duke rrezikuar eliminimin vetëm për dy gola diferencë në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top