Statistikat e 9 javëve/Partizani i dyti, por ka humbur më shumë pikë mes pretendentët

Statistikat nuk gënjejnë, edhe pse duke parë renditjen duket e komplikuar. Pas 22 javësh në kampionatin “Abissnet Superiore”, Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më në formë e momentit, pasi në nëntë javët e fundit kanë grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër. Ndër pretendentët, Partizani është ai që ka grumbulluar më pak, pavarësisht se është i dyti e një pikë larg rrogozhinasve.

Në fakt, Pas Egnatias, vjen Dinamo City me 18 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë. Statistikat tregojnë se Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila. Diferenca është se ballshiotët luajnë për mbijetesë, ndërsa të kuqtë për titullin kampion.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspekt gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi. Sulmuesi i AF Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top