Rama vazhdon lojën me TikTok-un: Mbyllja e vetmja zgjidhje

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka zhvilluar një bisedë të veçantë me dy studente të këtij fakulteti. Gjatë intervistës, Rama u ndal te çështja e mbylljes së TikTok në Shqipëri, duke shpjeguar arsyet pas këtij vendimi dhe hapat e ardhshëm.

“Kemi parashtruar shqetësimet tona dhe, për momentin, nuk kemi zgjidhje tjetër veç mbylljes së TikTok,” deklaroi Rama. Ai theksoi se autoritetet shqiptare janë në dialog me platformën, duke shtuar se “ata nuk kanë qenë indiferentë ndaj shqetësimeve tona.”

Kryeministri sqaroi se është arritur një marrëveshje paraprake me TikTok për të adresuar këto shqetësime brenda një periudhe “të arsyeshme kohe.” Ai premtoi se vendimi për mbylljen e aplikacionit do të rishqyrtohet sapo të paraqiten sugjerimet nga platforma për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur rreziqet për përdoruesit.

“Për momentin nuk kemi zgjidhje tjetër veç mbylljes së TikTok por jemi në dialog me ta. Kemi parashtruar shqetësime tona dhe ata nuk kanë qenë indiferentë ndaj tyre. Kemi rënë dakord që në një kohë të arsyeshme ata të na paraqesin disa sugjerime për të adresuar këto shqetësime”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top