300.000 mijë palestinezë rikthehen në veri të Gazës

Mbi 300.000 palestinezë të zhvendosur janë kthyer në veri të Gazës, pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

“Më shumë se 300.000 njerëz të zhvendosur u kthyen sot në veri të Gazës përmes rrugëve Rashid (perëndim) dhe Salah al-Din (lindje) pas 470 ditësh”, njoftoi zyra në një deklaratë.

Marrëveshja e armëpushimit të Gazës hyri në fuqi më 19 janar duke pezulluar luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë më shumë se 47.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 111.400 që nga 7 tetori 2023.

Lufta izraelite ka lënë më shumë se 11.000 njerëz të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.

Lideri i partisë izraelite Itamar Ben Gvir, e quajti aferën “poshtëruese”. “Kjo nuk është një fitore totale, por një humbje . Ne duhet të kthehemi për të luftuar dhe shkatërruar Hamasin”. shkroi ai në profilin e tij X.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top